Politike

Rama mungoi, Kryemadhi: Jemi në diktaturë politike, sot u tregua se s’kemi Kuvend

Interpelanca e kërkuar nga deputetët e opozitës me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”, nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kreut të qeverisë. Kësisoj ashtu sikurse nisi seanca plenare u mbyll mes kaosit. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës plenare deputetja Monika Kryemadhi tha se kjo tregoi se nuk ka demokraci.

“Sot seanca parlamentar tregoi edhe njëherë se këtu demokraci nuk ka më, nuk ka as sistem hibrid, por një diktaturë injorance. Më pas është edhe diktatura politike që nëpërmjet saj paratë e qytetarëve shqiptarë janë paguar për xhepat e McGonigal. Do shikoni se janë me qindra mijë euro të paguar ish-zyrtarin e FBI që ka përdorur në mënyrë të paligjshme emrin dhe simbolin e  institucioneve amerikane për të ushtruar shantazh për të kërcenuar opozuitën dhe shumë biznese. Sot u tregua se ska parlament. Sot u tregua se s’kemi Kuvend.”- tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close