Categories Politike

Rama-politikanëve italianë: Varkat nuk sjellin fundin e botës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, ku ka kujtuar 30 vjetorin e emigrimit të shqiptarëve drejt këtij shteti. Pas fjalës së tij në ceremoninë pritëse, në deklaratë për mediat italiane kreu i qeverisë dha dhe një mesazh për politikanët italianë, duke thënë se në Itali që të mos i shohin varkat me frikë dhe urrejtje por me shpresë, duke iu referuar këtu emigrantëve.

“Dua të bëj një tribut për një person që në atë kohë ishte një kryetar bashkie i ri i Brindizit por 7 Marsi e ktheu në një personazh që shqiptarët nuk do e harrojnë kurrë. Ai duhet t’i bëjë leksione politikanëve italianë që duan të qeverisin vendin. Mësime noti dhe shëtitje me varkë që të mos kenë frikë nga varkat. Varkat nuk sjellin fundin e botës por mundësinë për t’iu hapur botës”, tha Rama. Rama shpjegoi dy nismat e propozuara prej tij për të forcuar lidhjet me komunitetin shqiptar në Brindizi, konkretisht kthimin e 7 Marsit në vizitë zyrtare të përvitshme të autoriteteve shqiptare në Itali dhe hapjen e një muzeu.

“Duam ta bëjnë ditën e 7 Marsit një ditë përkujtimore, kujtimi dhe reflektimesh pa bezdisur këtu. Por thjesht duam që autoritetet shqiptare të vijnë çdo 7 Mars për të thënë faleminderit. Për muzeun do gjejmë një hapësirë të duhur për nder të qytetarëve Brindizin që do ishte pika ku fëmijët do të mësojnë se çfarë kanë bërë prindërit e tyre dhe të ndihen krenarë për të vazhduar në gjurmët e tyre.

Kujtim të bukur nuk ka, por e bukur është ajo që bën italianët dhe ajo që bënë shqiptarët duke u përshtatur këtu, Ato imazhe janë pamje dhimbje dhe vuajtje, Tani janë fillimi I një filmi me përfundim të bukur dhe të mirë. Unë dua thjesht të them faleminderit që kanë qenë këtu atë ditë dhe I hapën shtëpitë e tyre dhe zemrat e tyre, atyre që pushtuan këtë qytet. Unë mendoj që politika nuk duhet të jetë e prirur dhe të rritet mbi frikën e njerëzve. Sepse njerëzit duhet ta shohin shpresën dhe jo urrejtjen dhe frikën. Kjo duhet të jetë e qartë, Jeni dëshmitarë të zbarkimit”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME