Categories Politike

Rama publikon telefonatën me Gjiknurin dhe e pyet për Metën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar nje tjeter bisede telefonike live nga makina e tij rruges per ne Korce, me deputetin Damian Gjiknuri, drejtues politik i qarkut te Vlores. Pas bisedes me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Rama kerkon nje raportim nga koordinatori politik i Vlores, Gjiknuri dhe perdor dhe fjalen “termet”, te degjuar prej ish-ministrit ne pergjimet e dosjes se Dibres, 184.

Ne fjalen e tij, Rama thumbon dhe kreun e shtetit, Ilir Meta, kur pyet Gjiknurin nese eshte pare ditet e fundit Presidenti ne qytetin e Vlores. “Po presidenti vjen se presidenti atë punë, vjen i maskuar, ka atë mënyrën e tij nuk del në tribunë por punon pas dyerve”, i pergjigjet Gjiknuri Rames.

Biseda mes Rames dhe Gjiknurit: Rama: Ça bëhet Damian? Gjiknuri: Po mirë mo ja punë, fushatë, takime. Rama: Do e bësh tërmet Vlorën apo jo? Gjiknuri: Vallaj kam qejf të bëhet fitorja e duhur e ta them edhe një herë atë fjalë tërmet se aty e ka lezetin.

Rama: Si shkon andej puna? Gjiknuri: Mirë e përgjithshmja mirë takime ntenssitet njerëait kanë interes për fushatat ka dhe problematika e rëndësishme që ka pasur fushatë të qetë s’ka pretendime nga pala tjetër Rama: Ca pretendihmesh? Gjiknuri: Po qetë ka qenë Rama: Leskua ç’bën Leskua Gjiknuri: Po mirë atë punën e tij secili bën punën e tij me elektoratin e tijRama: Po ky ka ardhur ky këtej keto dite?Gjiknuri: Kush presidenti?

Rama: Eeee Presidenti i futbollit Gjiknuri: Po presidenti vjen se presidenti atë punë, vjen i maskuar, ka atë mënyrën e tij nuk del në tribunë por punon pas dyerve. Rama: Me OFL apo kap ca të kapësh ku të dali. O Zot o Zot. Gjiknuri: LSI këtu sikur e ka humbur toruan, nuk sheh përfaqësi në Vlorë, nuk e gjejnë veten.

Rama: Po me komunitetin çam po ecin kontaktet? Gjithcka mirë? Gjiknuri: Mirë, e mirëpresin lëvizjen tonë që PS me ne fund ka vënë një kandidaturë came që është te rrezja e fitores e ata do kene shans per perfaqesim Rama: Jo kandidaturë came por goxha grua që s’është hajde të kapim ndonjë… Gjiknuri: Edhe mësuese edhe qytetare e mirë. Rama: Fate Velaj çbën vazhdon fushatën dhe ai?

Gjiknuri: Vazhdon mbështet PS në cdo takim të gjithë ish deputetet por dhe deputetet janë aktiv, jhanë mbëshetës poër fushatën e kjo është gjë e mirë e frymë e mirë te PS Rama: Okej bukuri unë po iki për në Korcë tani por ti e di Vlora nuk më ikën nga koka, më është fut edhe Durrësi tani edhe… Rama: Forca ta bëjmë një tërmet atje

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME