Categories Politike

Rama refuzon Trump për amabasadën në Jeruzalem

Gjatë konferencës ndërqeveritare Kryeminstri Rama është përgjigjur edhe për letrën që i ka dërguar Presidenti Trump, ku i kërkon zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem. Rama tha se Shqipëria në këtë drejtim është në një linjë me politikën e jashtme të vendeve të BE, duke e refuazuar kështu të ndërmarrë një veprim të tillë të cilin ja kërkonte Trump. Kreu i qeverisë shqiptare tha se kombi ynë historikisht ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Irazelin, teksa kujtoi se pas luftës Shqipëria ishte vendi që strehoi më shumë hebrenj se çdo vend tjetër në Europë.

“Shqipëria është vendi që ka pasur më shumë hebrenj pas luftës sa para luftës, i vetmi në Evropë. Është vendi ku hebrenjtë kanë gjetur strehë, mbrojtje dhe siguri aq të madhe sa asnjë hebre nuk i është dorëzuar nazistëve, madje shqiptarët janë dorëzuar tek nazistët duke u paraqitur ata si hebrenjtë që mbanin në shtëpi. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër, por edhe një respekt të madh për Izraelin. Por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri Rama.

Në të njëjtën linjë u pyet dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke qenë se zhvendosja e ambasadës në Jerusalem ishte një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator mes Serbisë dhe Kosovë. Ndryshe nga kryeministri shqiptar, kreu i qeverisë së Kosovës konfirmoi qëndrimin pro amerikan të Kosovës sa i përket politikës së jashtme dhe konkretisht qëndrimit ndaj Izraelit .

“Ne jemi vend i ri, kemi nevojë për njohje. Me marrëveshjen Uashingtonit, veç marrëveshjeve ekonomike, ka ardhur edhe një njohje që është tepër e rëndësishme, pasi hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në këtë pikë më vjen mirë që në politikën e jashtme ne jemi në një vijë me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha kryeministri Hoti.

Z.Rama komentoi gjithashtu kërkesën tjetër të presidentit Donald Trump, i cili kërkoi nga vendi ynë të tërhiqet nga marrëveshja 17+1 me Kinën. Ai tha se kjo është çështje që i takon Shqipërisë.  “Jam shumë i kënaqur për vlerësimin tim nga Trump dhe të kësaj qeverie, qoftë në aspektin e rajonit, qoftë edhe në disa qëndrime që janë bindje dhe nuk janë qëndrime oportuniste. Patjetër që SHBA ka qenë dhe është pikë referimi e palëvizshme për ne.

Ne dëgjojmë, respektojmë, dhe vendosim në bazë bindjesh. Ne kemi qartësisht qëndrime të përbashkëta në interesat strategjike. Në këto qëndrime në rastin konkret burojnë nga bindja. Këto janë çështje e jona, dhe si çështje e jona i trajtojmë me shumë kujdes në momentin e duhur gjithmonë në interesat strategjike të Shqipërisë.  Në politikën e jashtme jemi të linjizuar me BE-në”, shtoi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME