Categories Politike

Rama: Spitalet para 7 vitesh nuk kishin batanije, në oborr shiteshin gjyslyqe “Gucci dhe versaqe”

Rama: Spitalet para 7 vitesh nuk kishin batanije, në oborr shiteshin gjyslyqe “Gucci dhe versaqe” “Presidenti aktual që flet dhe në emër të presidentit më famëkeq të kësaj republike. Ju do të vendosni: Me drejtësinë apo me Ilir Metën? 25 Prilli është udhëkryq edhe për shëndetin e shqiptarëve. Armiku I padukshëm e tronditi botën nga themelet duke sulmuar të gjithë planetin.

U mbyllën në shtëpi të gjithë popujt. Vendet e varfra dhe të pasura. Armiku i padukshëm sfidoi me një egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore të gjithë shteteve. Më persekuton pyetja, çfarë do kishte ndodhur në këtë vend sikur ky armik të kishte zbritur këtu 7 vite më parë ose të na kishte gjetur. E mira nuk ka fund. Sepse kështu është me ju.

E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund. Duket gati e pamundur të kujtohet se çfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se të nisnim transformimit. Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta dhe fotot e këtyre ditëve nuk janë të pakët njerëzit që komentojnë me të shara dhe akuza a thua se kanë përpara një iluzion optik. Spitalet me batanije lara lara për pacientët që vinin me familjarë që I mbanin nga krah me batanije nga shtëpie.

Me instrumenta mjekësore të vjetër që I kishin bërë infeksionet një rutinë të sistemit tonë shëndetësore. Spitale me aparatura të vjetra që më shumë rrinin në vend për të çuar pacientët drejt spitaleve të vjetra. Dysheme të shtruara dhe të rishtruara për tenderin e radhës.

Spitale me ambulance të lodhura që më shumë rrinin në parkime dhe nuk mbërrinin kurrë në kohë. Spitale të rrethuara nga tregje, dyqane dhe kalimtarë. Spitale me turma në korridore ku nuk dallohej dot mjekun nga familjarët. Spitale me kangjella, ku mund të gjeje rroba të brendshme dhe të jashtme varur në diell ku kishte kuti me lodra, gjyslyqe Gucci dhe versaqe”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME