Categories Politike

Rama takon Merkelin në Gjermani për negociatat: Shumë i inkurajuar nga vlerësimet pozitive (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga kancelarja Angela Merkel ditën e sotme në Gjermani në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare ka dalë i kënaqur dhe optimist nga takimit me Merkel duke e vlerësuar si mike të vërtetë. Ai thotë se ka mbetur shumë i inkurajuar nga predispozita pozitive.

“‘Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë. Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel. Mike e vërtetë” shkruan Rama, teksa ka shpërndarë në faqen e tij në rrjetet sociale pamjet e pritjes dhe përfundimit të takimit me kancelaren gjermane.

Takimet ditën e sotme në Gjermani nisën me një bashkëbisedim në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut. Kryeministri e vlerësoi takimin si të hapur dhe pozitiv. “Në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut për të kërkuar PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë. Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv” shkruan Rama.

Ditën e sotme kryetari i komisionit të Bundestagut për Europën Günter Krichbaum deklaroi se është shumë optimist se vendimi për Maqedoninë Veriore në tetor për cështjen e negociatave do të jetë pozitiv, ndërsa për Shqipërinë u shpreh se ende nuk është marrë një vendim në Bundestag, pasi janë duke u këshilluar. E ndërsa sinjalet që vijnë nga Gjermania janë pozitive, të vetmet vende skeptike që ende nuk janë shprehur janë Franca dhe Holanda. Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mes të Tetorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME