Politike

Rinis numërimi i votave për kandidatët në Durrës, kryeson Edi Rama

Duke qenë se Qarku i Durrësit ishte nga qarqet e fundit në vend që përfundoi procesin e numërimit të votave për subjektet politike, rrjedhimisht, edhe votimi për kandidatët ka ndodhur disa orë me vonesë nga ora 09:00, orar ky caktuar nga KQZ.

Në KZAZ me numër 23 në qytetin e Durrësit sapo janë hapur 5 kutitë e para. Më i votuari për momentin është kryeministri Edi Rama, i cili ka marrë 238 vota. Pas tij vjen kandidati Lefter Koka me 184 vota.

Sa i përket kandidateve, më e votuara nga PS është Klodiana Spahiu me 65 vota, ndërsa pas saj vjen Milva Ekonomi me 47 vota. Ndërsa nga Partia Demokratike më së shumti vota ka grumbulluar kandidati, Igli Cara, me 223 vota.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: