
Rudina Hajdari është shquar ditët e fundit për deklarata sa të sinqerta po aq edhe kundërthënëse me njëra tjetrën. Vajza e Azem Hajdarit, që në rastin e protestës së studentëve goditi fort sistemin politik por edhe partinë e saj, ajo që tha se dorëzonte mandatin por u kthye e para në kuvend për të mos e humbur atë, sot në mbledhjen e grupit të PD-ka vënë në shënjestër Lulzim Bashën. Ajo e ka akuzuar atë se në Kuvendin Kombëtar është çrnsuruar: ” Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kisha kërkuar fjalën për të thënë qëndrimet e mia dhe në mënyrë shumë të çuditshme më është hequr fjala. Nuk e kuptova cila ka qenë arsyeja e heqjes së fjalës sime, ndërkohë që shumë kolegë të tjerë folën në mbledhjen e Këshillit” ka thënë ajo.
Përveç besueshmërisë së ulët të qëndrimeve dhe deklaratave të Rudinës kohët e fundit, denoncimi i saj tregon edhe njëherë spektaklin e rremë që u zhvillua në mbledhjen e Këshillit Kombatar ku nuk duhet të figuronte asnjë kritik. Pas prerjes së fjalës së pedagogut Rezart Prifti, rasti i Rudina Hajdarit është i dyti që dëshmon këtë.
Përpara se të mos i jepej fjala në kuvendin e PD, Rudina Hajdari pati deklaruar se do të dorëzonte mandatin për këto arsye:
“E kam vështirë të shikoj një të ardhme brenda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh”.