fbpx
Politike

Rudina Hajdari: Kush s’i shërben kryetarit, hidhet në koshin e plehrave

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, tha në “Open” në Top Channel se ndryshimi i sistemit mbetet ‘çelësi’ për një politikë më të mirë. E pyetur nga Eni Vasili për një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës, deputetja Hajdari deklaroi se pakti mes tyre është për të mos ndryshuar sistemin. Ajo madje shigjetoi kryedemokratin, duke u shprehur se ai po mbijeton. Duke hedhur poshtë në të njëjtën kohë deklaratat se ai po lulëzon në PD.

“Rama me Bashën kanë një pakt për të mos ndryshuar sistemin. Basha po mbijeton dhe nuk po lulëzon në PD, ashtu siç thuhet. Në parti kushdo që nuk i shërben kryetarit hidhet në koshin e plehrave, prandaj duhet ndryshuar sistemi”, tha Hajdari.

“Jam dakord se ndryshimi i sistemit nuk i zgjidh të gjitha problemet, por kjo është një fillim i mirë. Prandaj unë e kam mbështetur këtë nismë”, tha më tej ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button