Categories Politike

Rudina Hajdari tregon takimin me Yuri Kim: Situata në PD, serioze, Basha hipokrit

Ish-deputetja Rudina Hajdari deklaroi në studion e “Absolut 4” se është takuar me ambasadoren Yuri Kim fill pas takimit me ambasadorët në selinë blu. Sipas saj situata është shqetësuese, pasi shqiptarët kanë humbur besimin te politikanët dhe imponimi i ambasadorëve është pasojë e kësaj sjelljeje.

“E takova ambasadoren amerikane fill pas këtij takimi. Sapo kishte mbyllur këtë takim te selia e PD dhe situata është shqetësuese dhe roli i tyre është i rëndësishëm se politikanët shqiptarë kanë humbur besueshmërinë te qytetarët. Shqipëria është vend strategjik që i duhet Perëndimit dhe për të pasur njerëz të duhur.

Imponimi i tyre ne politikën shqiptare vjen si pasojë e sjelljes së politikanëve shqiptarë që janë të korruptuar. Është e pamundur të thyesh stabilshmentin se nuk të lënë, pasi janë të lidhur me krimin e organizuar dhe e bën të pamundur garën në terren”.

Hajdari thekson s enjë nga faktorët që Rama mori mandatin e tretë qeverisës është se këta politikanë forcuar pozitat e tyre dhe nuk e lënë qytetarin që të fuqizohet
Ajo e cilëson hipokrite sjelljen e Bashës në raport me ambasadorët dhe mënyra si e justifikon ai veten, thotë ajo, është  patetike.

“Basha ka pasur sjellje hipokrite nuk ka qenë në përputhje me ambasadorët. Ai ka qenë kundër ambasadës amerikane kur lanë mandatet. Nuk ndoqi këshillën. Krijimi i precedenti të tillë ishte shumë i rrezikshëm.

Mandati u përdor si leckë. Dy koka marrin vendime për gjithë popullin, kjo ishte e paprecedentë dhe fakti që këta nuk e menduan dy herë ishte një sjellje e shëmtuar. Basha nuk mund të fshihet pas ambasadores. Mënyra si justifikon veten është deri diku patetike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME