Categories Politike

“S’dua t’i ofendoj, dua paqe”, Aleksandër Vuçiç ‘përulet’ ndaj Haradinajt dhe Albin Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është kundërpërgjigjur menjëherë deklaratave të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj. Shefi i ekzekutivit të Kosovës në një akademi përkujtimore të organizuar dje në 21 vjetorin e rënies së komandantit të Brigadës 113, Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit, pohoi se Aleksandër Vuçiç dhe kolegët e tij nuk mund ta mohojnë kurrë faktin që djemtë e UÇK-së i kanë larguar ata nga Kosova.

Presidenti serb tha se e ka kuptuar porosinë e Haradinajt, i cili pohoi se UÇK-ja e ka dëbuar ushtrinë serbe nga Kosova. Me reagimin e tij, Aleksandër Vuçiç i është përgjigjur edhe Albin Kurtit, i cili ka këmbëngulur se ai kurrë nuk do t’i japë territore Serbisë si ngushëllim për Kosovën e humbur. “Janë njerëz seriozë dhe porosi serioze, i kemi pranuar dhe kuptuar. Ata e dinë se cilat janë interesat e popullit të vet, dhe ne i dimë interesat e popullit tonë. Interesi ynë parësor është paqja dhe ruajtja e paqes”, tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç ka pohuar se shqiptarët mendojnë se janë shumë të fuqishëm e serbët të dobët. Sipas tij, është më mirë që serbët të jenë të përgjegjshëm dhe seriozë, sepse e dinë shumë qartë se cilat janë interesat e tyre nacionale dhe shtetërore.“Nuk më shkon mendja t’i ofendoj. Puna jonë është të ruajmë paqen dhe të ndihmojmë popullin tonë të qëndrojë, të ketë sa më pak gjykime për vepra verbale. Më mirë të më gjykojnë mua sesa popullin tonë. Mua gjithmonë më interesojnë veprat e jo fjalët”-shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME