Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë përshëndesin qëndrimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për angazhimin e PD-së në realizimin e reformës zgjedhore. Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së nxit edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.”, thekson Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.