fbpx
Politike

Shehi për politikanët shqiptarë: Ai që vjen nga llumi, në llum do të shkojë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Deputeti i LZHK-së Dashamir Shehi ftoi deputetët të votojnë për draftin për vetingun në politikë, ndërkohë që i ka “goditur” ashpër me deklaratën e tij.
Shehi është shprehur se mafia është ulur këmbëkryq në sallën e parlamantit, por ai që është i ndershëm nuk ka përse të ketë frikë.

Populli shqiptar, sipas Shehit, di sesa i vlen lëkura secilit politikan shqiptar, sepse askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet.

Deklarata e Shehit në Parlament:

“Në këtë sallë ka shumë njerëz që vjedhin. Në këtë sallë ka më shumë pasanikë se të varfër. Këtu tek ne mafia është ulur këmbëkryq. Mos kini frikë! Kush është i ndershëm nuk ka frikë fare!
Këtu jeni 5 vjet e gjysmë, tuajat i kishit gjykatat, policët pse nuk arrestuar ndonjë nëse do kishit zbuluar korrupsion.
Edhe ato që keni zgjedhur në KLP ne e dimë që janë me ju, por kjo nuk do të thotë që janë automatikisht hajdutë.
Ne jemi popull i vogël dhe e dimë sa i vlen lëkura secilit.
Po e mbyll me një thënie asnjë nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e vet. Ai që vjen nga llumi, në llum do të shkojë. Kanë hyrë e kanë dalë shumë nga këtu, para mund të kenë por fytyrë skanë më.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button