Categories Politike

‘Shikojini mirë informacionet në kafe’, ministrja replika me deputetin e opozitës. Maliqi: Mos më trego kafenenë mua

Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar në interpelancë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj sot në Kuvend për çështjet e rendit dhe sigurisë në vend.

Maliqi foli me emra konkretë dhe akuzoi ministren se komandimet në administratën e Burgjeve që duhet të jenë 3 mujore i kanë shkelur afatet, ndersa nënvizoi se shumë të shkarkuar nga puna po fitojnë gjyqet dhe këto para do dalin nga xhepat e qytetarëve. “Drejtori i burgut të Korcës ushtartak mbi 3 muaj i komanduar? Po ca ndodh aty brenda?

Largoi drejtorin jkuridik anëtar i asamblesë së tyre, e largoi e degjeneroi do vesh jurist i thjeshtë i tha. Shefi i auditit mik i familjes Rama, gruaja e tij ka dalë nuse te shtëpia në Myslym Shyr. Shantazhoi punonjësit e DAP, fitoi e gjyqin për rikthim në detyrë, ka 10 muaj që auditi është i mbyllur në zyrë nuk kontrollojne ca ndodh në bu rgje. Shef personieli mbi një vit të komanduar, shef logjistike, të komanduar e shkarkon ,fiton gjyqin si shefja e auditit, kush do i paguajë.

Drejtori i 302 ka fituar gjyqin, se kanë lekë këta, 290 veta i kanë mangut, drejtorin e Vlorës e shakrkojnë e cojnë ndjekje penale, del e thotë emëron në Vlorë një që e akuzoi vet për lidhje me kr imin dhe e heq pastaj, drejtori i 313 e njëjta gjë. Heq Arben Cukon që u ka dhënë dhjetra kuti me vota, hoqën Stefan Cipën, e hoqa për punë të shkëlqyer tha, sëmur dhe ai dy ditë në Greqi ne një operim të vështirë, akoma s’e kanë uruar një pjesë e tyre i urojmë jetë të gjatë. Kunatën e Vasilikës donte ta hiqte, por ndërhyri Vasilika, te Elbasani ndërhyri Taulanti por ja hoqi.
Keni liruar specialiste të ministrisë, ky drejtori i klanit famoz e emëron shefe ligjistike në Krujë, as është prezantaur as emëruar, pas dy ditësh dorëzon detyrën, pas dy ditësh kërkon specialist për burgjet, e keni bërë KCK te administrata e burgjeve”, tha Maliqi.

Përgjigja e ministres Gjonaj:

Kam ardhur këtu të mbrojë institucionin, s’jam këtu për t’ju përgjigjur mllefeve e inateve personale me persona specifikë apo me të gjithë drejtuesit. Nuk po kuptoj cili ishte meraku juaj, ndryshe ishin pyetjet, një panoramë me emra që s’di pse ishin më shumë persona të dë nuar se cfarë duhet të përmbante problematika. Unë nuk i jap kaq rëndësi emrave, nëse ka shkelje cohet në prokurori dhe këtu përfundon. Një pjesë të informacioneve e keni të vjetëruar mos merrni info në kafene ku ish drejtues ju japin të dhëna, por s’janë fakte, ju ngatërrojnë mbase me kastile por shikojni më mirë që kur të vini në interpelancë të mos thoni gjëra të paqëna.

Përgjigja e Maliqit

Interpelanca më shumë është për shqiptarët, faktet janë kokëforte, mos më trego kafenenë mua se unë do takohem po ti informacionet e ke nga shoferi jot, por sigurisht në kafene do i marr informacionet se kam, lidhjet e mia, por ç’ligj moj kush do mbajë përgjegjësi për këta që po fitojnë ligjet, pa më thuaj ndonjë llaf, më vjen keq për ty, s’ka asgjë personale, ti e bën shumë mirë detyrën ku të kanë vënë por kjo është e zeza mbi të bardhe ca ndodh në burgjet, administratë e si ndërhyn politika, situata është e zezë në administratën e bur gjeve dhe jashtë, pse 7 të bu rgosur kanë dalë vetëm me këtë drejtor tani e del thotë gjyqtari kck me radhë, ndërkohë që shteti luf ton shtetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME