Politike

Shqipëria pas tërmetit, maxhoranca emëron të enjten kryeprokurorin e ri

Një javë pas tërmetit shkatërrimtar që i mori jetën 51 personave, qeveria duket se do të bëhet gati që të votojë në parlament kryeprokurorin e ri të vendit. Në seancën plenare të datës 5 dhjetor, në rendin e ditës është e përfshirë edhe pika për emërimin e njërit prej tre kandidatëve të përcjellë nga Këshilli I Lartë i Prokurorisë.

“Projektvendim “Për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm”. pdf (Neni 148/a Kushtetutë, neni 35 i ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim, 3/5 të të gjithë anëtarëve të Kuvendit). Koha e votimit”, thuhet në pikën 15 të rendit të ditës. Kryepokurori ka një mandate 7 vjeçar. Në listën e sjellë nga KLP kandidati me më shumë pikë është Olsian Çela, I pasuar nga Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button