Politike

Situata në PD/ Rama: Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon partinë drejt një fundi të përgatitur

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një marrëzi situatën brenda Partisë Demokratike. Rama ka theksuar se si Basha ashtu edhe Berisha janë dy anët e marrëzisë në PD, dhe nuk do të interesohet për asnjërin prej tyre.

“Basha është në dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundit të merituar për shkak se është i përgatitur prej vitesh. Jo nga unë as nga ne dhe ju, as nga shqiptarët që e besojnë dhe votojnë. Por pikërisht nga këto dy figura që janë shëmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër në përsëritjen e një gjëje për të kërkuar rezultate. Një forcë politike që nuk ka prodhuar prej vitesh asnjë gjë përveç mitesh fitoresh të vjedhura dhe sherre. Rrëmuja që kanë dëmtuar vendin.

Përpjekje për tu kthyer në pushtet pa pasur kapacitet real për të qeverisur. Për mua është shumë e qartë. Nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën. Në hallin e tyre e kanë kthyer në hallin e PD dhe në hallin e Shqipërisë por nuk është e mundur. Nuk bëj parashikime dhe nuk do them çfarë sjellë e ardhmja.

Por siç janë gjërat nuk kam asnjë arsye përpos dëshirë për tu marrë me ta. Edhe kohën nuk do ma marrin më. Nuk kam asnjë preferencë. Është një marrëzi e ndarë përgjysmë.” tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close