Categories Politike

Skandali/ Shehaj: Qeveria i shton në errësirë 4 miliardë lekë koncesionit të laboratorëve

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka denoncuar një aferë të errët sipas tij, ku del se qeveria i ka shtuar koncesionit të laboratorëve, 4 miliardë lekë, në buxhetin e ardhshëm.

Shehaj e quan ketë koncesion korruptiv. Po sipas tij, qeveria nuk është mjaftuar me aq, por i jep për vitin 2020, edhe 4 miliardë lekë më shumë.

Denoncimi i plotë i Shehajt:

Skandalet korruptive të Rilindjes nuk kanë të sosur. Ky është dokumenti zyrtar që tregon se në mënyrë të beftë, qeveria ka rritur faturën e koncesionit të laboratorëve me mbi 35 milionë euro pas tenderit.

Draftbuxheti i vitit 2020 zbulon se qeveria do të paguajë 12,8 miliardë lekë për koncesionin e laboratorëve. Oferta e deklaruar fituese në tender nga qeveria, ishte 9 miliardë lekë.

Skandali është akoma më i madh nëse konsiderojmë që ministria e Shëndetësisë ka deklaruar zyrtarisht që vlera e Koncesionit të laboratorëve ishte 9 miliardë (66 mln euro). Kjo vlerë është aprovuar edhe në ligjin e Buxhetin e Shtetit për 2018 dhe 2019.

Por pa asnjë shpjegim dhe në mënyrë krejtësisht jo transparente, vlera e Koncesionit sipas draftit të buxhetit, kalon nga 9 miliardë lekë që ishte, në 13 miliardë lekë, pra 4 miliardë lekë (gati 35 milionë euro) më shumë, pa dhënë asnjë shpjegim dhe në shkelje të ligjiit.

Koncesioni i laboratorëve është një aferë korruptive, jo vetëm për rritjen e vlerës prej dhjetëra miliona euro, por edhe për faktin që kompania që ka fituar tenderin, është e llojit Guackë dhe për të cilën është e pamundur të dihet kush janë pronarët.

Lejimi i pjesëmarrjes së kompanive Guackë në tenderat publike, është tregues i qartë i vjedhjes së parave publike nga qeveria shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME