Politike

Skema e PS, do përdorin parlamentin e vjetër për të shkarkuar presidentin Meta

Një ditë më parë, socialistet nisën një betejë të dytë për shkarkim Ilir Metës nga president. Gjithçka po behet me nxitim pasi Partia socialiste 94 vota mund ti siguroje vetëm më parlamentin e vjetër, duke marrë parasysh se disa deputet të opozitës i ka përfshirë në listat e saj të 25 prillit. Vetëm 6 ditë pas konfirmimit të mandatit të tretë, Partia Socialiste, nisi një tjetër betejë kundër Presidentit Ilir Meta, duke kërkuar shkarkimin e tij. Ende nuk janë bërë publike shkeljet e pretenduara të kushtetutës,  por duket se arsye do të jetë sjellja e kreut të shtetit gjatë fushatës elektorale.

Partia socialiste po përpiqet që e gjithë procedura e shkarkimit të përmbyllet me parlamentin e vjetër i cili pritet të thërritet në seancë të jashtëzakonshme. E kjo nxitueshmëri e ka një kuptim. Edi Rama, e ka të qartë se vetëm me këtë parlament do të mund ti garantoje kartonët e nevojshëm për të votuar kundër Ilir Metës.

Për shkarkimin e presidentit duhen 94 vota e këto Rama mund t’i garantoje vetëm me parlamentin e vjetër ku një pjesë e atyre që e cilësuan veten si opozitë i përfshiu në listat e PS-së. Ndërsa me përbërjen e re të kuvendit, shanset që PS të garantoje 94 vota janë  të pa mundura.

Të premten ishin 36 deputet socialist që firmosen kërkesën  për shkarkimin e Ilir Metës nga president. Ky proces kalon në 5 hallka. Pas mbledhjes së firmave duhet të mblidhet komisioni i ligjeve i cili shqyrton kërkesën e më pas ngrenë një komision hetimor. Komisioni hetimor analizon faktet e pretenduara e më pas harton një raport për shkeljet. Raporti i përcillet kuvendit, e kuvendi do duhet ta miratoje me 94 vota.

Në qoftë se kjo arrihet, raporti shkon ne gjykatë kushtetuese, e kjo e fundit vendos për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca përballet me Ilir Metën, ku pas disa muajsh debat dhe përplasje argumentesh deri në Komisionin  e Venecias, u tërhoq nga shkarkimi i tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: