
Sociologu Ergys Mertiri në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se kryeministri Edi Rama, pasi i mbajti FRESSH-istë në shesh, tani po i fut në mësim.
Mertiri më tej ka shkruar se këta të fundit, po bëjnë çmos për ta shpëtuar kapitenin nga fundosja.
Gjithashtu, ai ka shkruar se kryeministri Edi Rama po kërkon të udhëheq protestën.
Postimi i plotë:
“Pasi i mbajti freshistet ne shesh per te “depolitizuar” protesten, tani po i fut ne mesim. Tani fillojne presionet e kercenimet ndaj protestuesve, pikerisht nga ata dekane e rektore qe i shpalli shkaktare te gjendjes ne universitet! E pra jane keta te fundit qe po bejne c’mos per t’a shpetuar kapitenin nga fundosja. Kjo eshte protesta qe kerkon te udheheqe Edi Rama dhe ky eshte pakti ku qeveria ofron shume me teper se 8 pika!”