Politike

Sondazhi i Euronews Albania: Këta janë ministrat që shqiptarët preferojnë të jenë pjesë e kabinetit “Rama 3”

Ogerta Manastirliu është ministrja që shqiptarët preferojne ta shohin sërish në kabinetin qeveritar në mandatin e ri. 10% e tyre në sondazhin e Euronews Albania e kanë zgjedhur si ministren që duhet të vazhdojë detyrën. Gjetjet e sondazhit u publikuan në një edicion special një ditë para zyrtarizimit të kabinetit qeveritar Rama 3, nga “Barometri”, emisioni i dedikuar sondazheve të opinionit publik në Euronews Albania.

6.5% e qytetarëve gjithashtu preferojnë të shohin ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku në kabinetin e ardhshëm të qeverisë ‘Rama’, përkundrejt 0.4% të atyre që u shprehën negativisht. Renditja pasohet nga ministrja e Arsimit Evis Kushi (6.2% pro), ministrja e Jashtme Olta Xhaçka (6.1% pro) dhe ministri i Diasporës Pandeli Majko (6% pro).

Qytetarët duket se nuk kanë një ministër të parapëlqyer në skuadrën prej 16 personash të kabinetit të kryeministrit socialist, duke qenë se shifrat tregojnë përafërsi në renditje për shumë prej ministrave. Sondazhi pyeti 1000 persona në intervista ballë për ballë në zona urbane dhe rurale gjatë muajit gusht. Të pyetur se cilët ministra nuk dëshirojnë t’i shohin pjesë të qeverisë në 4 vitet e ardhshme qytetarët u përgjigjën në këtë mënyrë:

4.6% kundër – Blendi Klosi – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit 3.1% kundër – Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë 2.5% kundër – Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm, Erion Braçe – Zv. Kryeministër, Pandeli Majko – Ministër i Diasporës 2.4% kundër – Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes.

Pas suksesit në parashikimin e saktë të rezultatit zgjedhor, “Barometri”, rikthehet më 9 shtator për të shërbyer çdo javë si një matës i besuar i pulsit të shqiptarëve. Rezultatet e plota të sondazhit do të publikohen të enjten e 9 shtatorit./Euronews Albania

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: