fbpx
Politike

Sot “Dita e Flamurit” mesazhet ndryshe të Ramës, Metës, Bashës e Kryemadhit

Bashkë me urimet për Ditën e Flamurit, drejtuesit e shtetit dhe liderët politikë kanë përcjellë dhe mesazhet e tyre politike. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë. Kreu i shtetit përmes një postimi në facebook herët në mëngjes ftoi shqiptarët të punojnë çdo ditë për të mbrojtur flamurin

Kryeministri Edi Rama zgjodhi një urim ndryshe, jo të zakonshëm për një ditë si kjo. Rama zgjodhi të japë një mesazh të shkurtër për Hashim Thaçin dhe udhëheqësit e tjerë të UÇK, të cilët po përballen në Hagë me akuza për krime lufte.

Kryetari I PD-së Lulzim Basha nuk shkoi në Vlorë por qëndroi në Tiranë ku bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve” dhe para bustit të Ismail Qemalit. Ndërsa kryetarja  LSI-së Monika Kryemadhi nga qyteti I Vlorës ftoi shqiptarët kudo që ndodhen brenda dhe jashtë atdheut të angazhohen për të luftuar evazionin e së keqes që sic tha ajo ka pushtuar Shqipërinë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button