Politike

Spiropali: Në Shqipërinë 2030 të rinjtë do fitojnë mirë, kemi nisur trajnimin e aplikantëve për në PS

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha në ABC se janë mijëra të rinj që kanë aplikuar përmes platformës “Deputeti që duam” për t’u bërë pjesë e familjes socialiste. Ajo u shpreh se janë përzgjedhur disa të rinj të cilët do të trajnohen ndërsa shtoi se të gjithë kanë një shans për t’u zgjedhur.

“Të rinjtë duan të kontribuojnë në parti dhe e kanë të qartë se duhet të bësh një rrugë. Kushdo që është në atë parti ka bërë një rrugë. Ne kemi marrë mijëra aplikime dhe janë përzgjedhur për një fazë dhe po trajnohen. Për renditjen e listës unë nuk di t’ua them. Të gjithë kanë shans në këto zgjedhje”, tha Spiropali.

Ajo tha se në Shqipërinë 2030, PS ka një program të dedikuar për të rinjve të cilët mund të fitojnë mirë dhe të bëjnë një jetë mirë në vendin tonë.

“Në 2013 një nga kapituj më të rëndësishëm të Rilindjes ishte programi për reformën në Drejtësi. Kemi qenë të vetëm në votimin e reformës në të gjitha proceset. Në Shqipërinë 2030 kemi program të dedikuar që të rinjtë të mund të bëjnë një jetë të mirë dhe të fitojnë mirë. Ne e dimë ku duhet të shkojmë dhe cilët janë mjekët.

Në këto vite e kemi treguar që nuk funksionojmë si ata që hiqnin 1000 veta nga puna dhe fusnin militantët. Ka plot demokratë në administratën publike që nuk janë lëvizur kur kemi ardhur ne. Ne kemi marrë ok për hapjen e negociatave. Vendimi nga Këshilli është marrë në mars të vitit 2020. Këto do jenë zgjedhjet më të mira që janë bërë ndonjëherë në Shqipëri”, tha ajo. Programi “Shqipëria 2030” është përmendur nga kreu i qeverisë Edi Rama i cili ka deklaruar se të rinjtë do të fitojnë mijëra euro përmes internetit./mv.abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: