Categories Politike

Tabaku: Ku do i gjejë Rama 800 mijë vota? Të gjithë po presin që të ikë

Për ish-deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, kryeministri Edi Rama nuk do t’i marrë 800 mijë votat, aq sa ai ka kërkuar për një mandat të tretë. Përmes një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se askush nuk ka më besim te kryeministri dhe se të gjithë po presin që ai të ikë. Sipas saj, biznesi ka humbur besimin te qeveria dhe qytetarët do të kenë më pak para dhe do të konsumojnë më pak.

Postimi i Tabakut në Facebook ”800 mijë vota? Po ku do t’i gjejë, se nuk ka më as në shitje që t’i dalin llogaritë?! Të gjithë mezi po presin që të ikë, duke mbyllur një nga kapitujt më të këqinj të këtyre 30 viteve. Askush nuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuan në mirëbesim për premtimet e bujshme. Biznesi dhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë një qeveri tjetër, e cila të mos i vjedhë, të mos i torturojë nëpër zyra burokratike, të mos gjobiten nga taksidarët që u rrinë tek dera, duan një qeveri që u siguron taksa të ulëta për të zhvilluar biznesin dhe për të marrë më shumë të ardhura nga paga mujore.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë fakton rënien e treguesve të besimit tek biznesi dhe klimën armiqësore, të krijuar këto vite nga qeveria. Matjet tregojnë se kjo është rënia më e madhe e besimit të biznesit. Çdo fushë është e prekur. Indeksi i sipërmarrjes së shërbimeve, që tregon mbylljen e vendeve të punës, ka rënë me 60%, besimi i tregtisë apo indeksi i industrisë, që tregon përkeqësim të bilancit tregtar, është në kufijtë më të ulët historikë.

Qytetarët do të kenë më pak para, do të konsumojnë më pak, bizneset do të fitojnë më pak. E vetmja gjë që është shumë, është rritja stratosferike e borxhit, në nivelin 93% të prodhimit kombëtar. 800 mijë votat Edi Rama mund t’i shohë në ëndërr, mund t’i numërojë me mend, siç numëron pasuritë e grabitura të vendit, por ai duhet të nisë e të mësohet me faktin se koha e tij ka perënduar.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME