Në fokus të takimit 60-minutësh mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Presidentit Ilir Meta raportohet të ketë qenë zgjedhjet lokale.
Presidenti Meta e njohu Ruçin me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Ruçit zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm për këtë pozicion.