Categories Politike

Tërmeti/ Basha komenton vendimin e qeverisë për dëmshpërblimin dy milion lekë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte sërish në Durrës, për tu gjendur pranë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Duke folur për Ora News, Basha ka komentuar edhe vendimin e qeverisë për të dëmshpërblyer me nga 2 milionë lekë banorët.

Deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Siç e shikoni është një lagje tërësisht e braktisur, sepse të gjitha pallatet kanë pësuar dëme të rënda. Të gjitha familjet janë detyruar të largohen. një pjesë prej tyre janë sistemuar, një pjesë prej tyre po më thonë që nuk janë sistemuar, gjendja vazhdon të mbetet e rëndë, vlerësimi i banesave është vetëm paraprak, ndaj thirrja ime është të përshpejtohet procesi i vlerësimit përfundimtar, në mënyrë që banorët të kenë siguri se çfarë do të bëjnë nesër dhe të merren masa financiare, siç e kemi sugjeruar në planin tonë tre pikësh duke alokuar të gjithë shumën e parashikuar në buxhetin e vitit 2020 prej 150 milionë dollarësh për 10 oligarkët, për banorët e prekur nga tërmeti.

Pyetje: Nga plani me tre pika që ju keni propozuar, në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor parasysh që në zonat rurale të shpërndahej fondi, dorazi po e quajmë, keni një koment për këtë?

Lulzim Basha: është një propozim që e kemi dhënë prej disa ditësh sepse përshpejton mundësinë e banorëve për të trajtuar vetë dëmet dhe problemet që ka shkaktuar tërmeti. Natyrisht që duhet bërë vlerësimi i dëmit. Shuma që është caktuar prej 2 milionë lekësh të reja, mund të jetë një shumë minimale, në disa raste mund të ketë nevojë për shumë edhe më të mëdha, prandaj është e domosdoshme tani, në përputhje me pushtetet që jep akti i fatkeqësive natyrore, që qeveria të caktojë një buxhet të qartë.

Prandaj insistojmë për zhvendosjen e menjëhershme të 150 milionë dollarëve të 10 oligarkëve në funksion të emergjencës dhe procesit të riparimit apo ndërtimit të banesave të dëmtuara. Është një hap i parë që kanë pranuar këtë sugjerim që në fakt e kam dhënë nga terreni, kryesisht nga zonat rurale, por është i pamjaftueshëm nëse nuk shoqërohet me fondet e nevojshme dhe nëse nuk veprohet shpejt. Koha nuk pret! Nuk është koha as për fjalë, as për shfaqje, as për zvarritje, por është koha për të vepruar menjëherë nga vendime në zbatimin e këtyre vendimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME