Categories Politike

Topalli “në zyrën” e Bashës, baza e PD e propozon mes 100 emrave për deputetë

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka përzgjedhur 100 emra të kandidatëve të mundshëm për deputetë në zgjedhjet e ardshme parlamentare. Në zyrën e Lulzim Bashës shkon edhe emri i Jozefina Topallit, ish numri dy i selisë Blu në kohën e Sali Berishës!

Partia Demokratike e Shkodrës ka përmbyllur fazën e parë të propozimeve për emrat që anëtarësia kërkon të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Nga 38 grupseksionet që ka bashkia Shkodër, lista që ka mbërritur në selinë blu të kryeqytetit përmban mbi 100 emra. Mes tyre është edhe ai i Jozefina Topallit, ish numrit dy të kësaj partie.

Xhevdet Amuli, kryetar i PD Shkodër: ”Është propozuar emri i Jozefinëa Topallit. Ndoshta shumë qytetarë mund ta kenë quajtur të larguar nga Partia Demorkatike, por nuk është e vërtetë. Nuk ka qenë e larguar asnjëherë, pavarësisht problemeve të saj. Ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar, dhe të jesh anëtare, do të thotë që nuk je person i larguar.” Emrat e propozuar vijnë nga fusha të ndryshme të jetes politike e publike, ku spikasin edhe prurjet e reja. Por procesi, megjithatë do të ketë disa faza dhe kritere që filtron emrat e propozuar.

Xhevdet Amuli, kryetar i PD Shkodër: ”Në fund do të bëhet votimi në Këshillin Kombëtar, në rang qarku.” Ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, anëtarësia këtë herë nuk do të njihet në minutën e fundit me kandidatët zyrtar për deputet thotë Amuli, i cili pretendon se kjo forcë do të marrë 7 mandate deputetësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME