Politike

Vazhdon “spektakli”, pas Ramës edhe Spiropali “inspekton” supermarketet

Vazhdon “spektakli” i qeverisë me vizitat e ministrave në supermarkete apo në furra të bukës për të inspektuar çmimet.

Pas kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të tjerë, edhe ministrja e shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte në një supermaket për të inspektuar. Ministrja gjatë bashkëbisedimit me menaxheren e këtij biznesi tha se qeveria e ka shumë seriozisht me transparencën.

Spiropali: Do të bëjmë të mirën të gjithë bashkë në këtë situatë. Ju bëj thirrje të gjithë tregtarëve që të bëhen pjesë e këtij mekanizmi. Qeveria e ka shumë seriozisht transparencën. Që edhe qytetarët ta kenë të qartë. Ne kemi marrë masa që të vendosim edhe një garanci për tregtarët që të mos ketë mungesa në furnizim. Do të kërkojmë bashkëpunimin tuaj dhe të gjithë tregtarët që të zbatojnë vendimet e marra.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close