Politike

Vendosja e kamerave në PD/ Berisha: Basha po humb arsyen nga 44 mijë firmat

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë në ambientet e selisë blu, duke I thënë Lulzim Bashës se kryetar nuk të bën vula dhe brava, por vullneti i 44 mijë demokratëve.

Berisha thotë se frika për t’u përballur me firmat e 44 mijë anëtarëve e shtyn Bashën çdo ditë e më shumë drejt absurditetit. Ndër të tjera ish lideri i Partisë Demokratike thekson se Basha e ka shndërruar PD-në nga shtëpia e lirisë në bunker të sigurisë së lartë, gjë e cila dëshmon se ai është me paranoja.

“Deputeti Basha pas karrikes dita dites po humbet dhe aresyen! Frika nga perballja me vullnetin e 44 mije demokrateve qe votuan per shkarkimin e tij ne dt 18 Dhjetor e shtyn cdo dite ne absurditete te reja. Shnderrimi i shtepise se lirise ne nje bunker te sigurise se larte eshte deshmi e vetmise dhe paranojes qe ka kapluar karrikethyerin qe ka humbur aresyen per te kuptuar se lider dhe kryetar nuk te ben as vula, as brava dhe as kamerat e sigurise, por vullneti i 44 mije demokrateve qe te dhane pergjigjen me te merituar ne date 18 dhjetor.

Partia Demokratike do t’u rikthehet shume shpejt demokrateve, pronareve te saj te vertete dhe eshte ne te interes te ish – qeraxhiut ta kuptoje se nuk ka kamera, brave apo gaz lotsjelles qe mund t’a ndale vullnetin e tyre!”, shkruan Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close