Politike

Vetëvrasja e fermerit në Roskovec/ Reagon PD: Qeveria ka braktisur skemën e subvencioneve

Partia Demokratike ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Roskovec ku një fermer i ka dhënë fund jetës sepse prodhimi i serave të tij shitej me çmim shumë të ulët, dhe nuk arrinte të nxirrte fitime të mjaftueshme për të paguar kredinë.

Me një reagim në Facebook deputeti i Fierit Enkelejd Alibeaj shkruan se PD ka denoncuar me forcë braktisjen e skemës së subvencioneve për fermerët, duke favorizuar 2-3 oligarkë importues që sjellin nga jashtë çdo produkt që fare mirë mund të ishte vendas. Sipas tij fatkeqësi të tilla janë një kambanë alarmi për situatën në të cilën ndodhet sot ekonomia dhe bujqësia shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: