Politike

Vuçiç pas futjes së Kosovës në Netflix: Ç’ju duhet OKB, Interpol, shikoni filma

Pas pranimit të Kosovës në platformën e filmave e serialeve Netflix, ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Vuçiç është shprehur me ironi se Netflixi e futi Kosovën në listë, për çfarë duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli, shikoni filma, godisni topin, gjithçka është në rregull.

“Sot gjatë gjithë ditës po festoni që Netflixi iu ka futur në listën e shteteve. Netflixi iu futi në listë, për çfarë ju duhen Kombet e Bashkuara, Interpoli. Shikoni filma, godisni topin, gjithçka është në rregull.” Presidenti serb i është kundërpërgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me deklaratën e saj se çdo ide që sjell destabilizim burimin e ka në Beograd.

Vuçiç deklaron se askush në Kosovë nuk duhet të ëndërrojë se Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. “Kjo paraqitje e ‘non-paperit’ tregon se presioni mbi Serbinë do të jetë gjithnjë e më i madh kur po i afrohemi presioneve finale për arritjen e një marrëveshjeje ose shpalljen e një fajtori.”

Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj me kodin telefonik +383. Lajmin e ka bërë me dije Sovran Hoti përmes një postimi në Facebook, që para dy muajsh nisi një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: