fbpx
Politike

Vuçiç plas “bombë”: Shqiptarët po i armatos dikush, jam i shqetësuar

“Shohim se kush po i armatos shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi… të gjitha këto po i monitorojmë” kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç një intervistë për televizionin serb ‘’Prva’.

Ai shtoi se armatosja e popullsisë shqiptare në Kosovë e shtyn Serbinë të mobilizohet për vete dhe duhet të armatoset në kuadër të mbrojtjes së saj territoriale.

“Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne. Shohim se kush po i armatos shqiptarët në Kosovë e Metohi dhe çfarë helikopterësh po tregton Mali i Zi… të gjitha këto po i monitorojmë, tha Vuçiqi. Të gjithë brengosen për veten e tyre dhe e dinë se më nuk ka unitet, siç kishte në kohën kur 19 shtete sulmuan Serbinë dhe të gjithë shohin tani si të mbrohen. Nuk guxojmë të jemi të dobët. Nuk guxojmë të jemi bambi”, tha Vuçiçi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button