Categories Politike

Ylli Rakipi: Do vijë dita të kemi avionin “Elisa Spiropali”

Një ndër diktatorët më të këqinj e ka konsideruara gazetari Ylli Rakipi kryeministrin Edi Rama. I ftuar në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos, rakipi thekson se regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet

“Ne jetojmë në një regjim në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri që atij i duhen të gjithë pushtetet”. I pyetur nga Mustafa Nano se çfarë ka uzurpuar Rama, Rakipi përgjigjet se kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë, parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, po vetëm kultivim kanabisi.

“Diktatorë tjerë të rendësishëm I drejtojnë vendet e tyre por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla. Ky shkon me atlete tek presidenti Macron. Këtu kultivohet vetëm kanabis.Di gjë t Muçi, a mbillet ndonjë pemë bujqësore këtu? Jo, se është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlamament”.

Në këndvështrimin e Rakipit Rama torturon edhe të vdekur emrat e mëdhenj si Lasgushi apo Migjeni, që i ngre nëpër avionë fals. Sipas tij nëse vazhdon kështu do të vijë dita që një avion të quhet Elisa Spiropali. “Ky merr emrat e Migjenit emrat e Lasgushit dhe ata i torturon si të vdekur që janë. I ngre nëpër avionë fals. Meqënëse ka ardhur nga Tuirqia, merr dhe gazetarët dhe i hip tek Lasgushi tek Migjeni.

Po vazhdoni këshu, do kesh emër avioni edhe “Elisa Spriopali”. Nuk qeveriset në asgjë. Duket një diktator qesharak, në fakt është një diktator që e ka çuar këtë vend në greminën më të madhe që ezksiton.

Migjenin dhe Lasgushin i ngriti në ajër, kurse bisedon gjithë ditën me Rrahman Rrajën. E pe ti çfarë ndodhi në autostradë? Përmbyset makina me prokuror brenda dhe vrasës brenda dhe gjenden dosjet. as në filmat e holivudit nuk i bën këto skenare. edhe më i miri prej regjisorëve nuk i bashkon kaq shumë elemente në një film”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME