fbpx
Politike

Zbardhet biseda Rama-Merkel: Reforma në drejtësi dhe…

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert ka sqaruar video-bisedën e sotme midis Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Kryeminstrit Rama. Në stausin e tij tregohet se biseda u përqëndrua te situata e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Sipas zëdhënësit reforma në drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar do të përcaktojnë integrimin.Njoftimi: ️ Videokonferencë e Kancelares Federale Angela Merkel me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:

Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button