Politike

Zëdhënësi i Metës sulmon Spiropalin: Klithmat anti-presidenciale duan të spostojnë vëmendjen nga PPP-të

Presidenca ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të ministres së Marrëdhëniet për Parlamentin Elisa Spiropali e cila akuzoi kreun e shtetit se po përkthen në dekrete akuzat e opozitës ndaj qeverisë. Përmes zëdhënësit për mediat, Tedi Blushi presidenca sulmon Spiropalin duke deklaruar  ndër të tjera se ajo duhet të lexojë raporton final të OSBE-ODHIR për dekretin kushtetues të presidentit.

Sipas Blushit akuzat ndaj presidentit dua të spostojnë vëmendjen nga miratimi i PPP-ve në Kuvend.

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”
, shkruan Blushi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button