Pas presidentit, gruas së tij Melanie, këshilltarit të tij të ngushtë Hope Hicks dhe disa anëtarëve të tjerë të ekipit të tij, virusi preku edhe Kayleigh McEnany.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany doli sot pozitiv në testin për koronavirus, tri ditë pasi presidenti Donald Trump u shtrua në spital. “Pasi isha sistematikisht negative çdo ditë që nga e enjtja, pasi u testova për COVID-19 sot kam dalë pozitive, por pa simptoma,” shkroi ajo në Twitter, duke specifikuar se do të hynte në karantinë.