Categories Lajme

Greqi, vjen lajm i mirë nga Ambasada Shqiptare në Athinë

Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë më shumë mundësi për të zgjidhur problemet e tyre. Pandemia botërore ishte edhe për ta një bllokim, e sidomos për shumë prej atyre që u karantinuan në Greqi me kostot e tyre dhe riatdhesimi u kushtonte edhe më shumë. Gjithsesi, tashmë kur edhe hapja në Greqi ka filluar të ndjehet emigrantëve u është rikthyer qetësia. Sepse, Ambasada e Shqipërisë në Athinë do të rifillojë punën të hënën e ardhshme më 18 maj. Lajmi është komunikuar nga Ambasada, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook. Prioriteti i punës, sipas njoftimit, do të jetë realizimi i takimeve të prapambetura nga pandemia Covid-19 për pasaportë dhe kartë identiteti. Ambasada e Shqipërisë në Athinë publikon gjithashtu datat e reja, për takimet që ishin fiksuar për periudhën nga 13 mars-13 prill. Ajo tërheq vëmendjen se qytetarët që do të paraqiten për takimet, duhet të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse për koronavirusin. Ndërsa qytetarëve të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në zyrën konsullore deri më 6 mars 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, u kërkohet të shmangin grumbullimet fizike duke e kërkuar tërheqjen e saj nëpërmjet postës./tch

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME