Nëse keni një motër më të madhe, ju mund të fshiheni pas saj, nëse keni hyr në telashe, i bënë punët e juaja dhe madje mund t’i ja merrni rrobat. Por kjo nuk e gjitha, motra e madhe ju nevojitet edhe në shumë gjëra më të rëndësishme.
Sipas psikologëve, të keni një motër më të madhe ndikon në përmirësimin e shëndetin mendor dhe mbi të gjitha zhvillimit, raporton “Bright Side”. Personat të cilët rriten me motër më të madhe janë më të lumtur dhe kur të rriten janë më të përgatitur për jetë.
Ja disa arsye pse?
Të keni një motër më të madhe ulë mundësinë e të pasurit divorc në të ardhmen
Një studim ka treguar se fëmijët të cilët janë të rritur me motra dhe vëllezër kanë shans më të vogël për tu divorcuar në të ardhmen. Një tjetër aspekt i kësaj është se të keni një motër më të madhe ju bënë person më të matur, më të rritur dhe më pak të përqendruar ndaj vetës.

Ajo është arsyeja se prindërit janë më të butë me ju
Nëse besoni se duke e keni pasur të vështirë të rriteni, besoni apo jo ka qenë më e vështirë për motrën tuaj. Një studim ka gjetur se prindërit janë më strikt dhe më të vështirë me fëmijën e parë sesa me ata më të vogël.

Ajo mundohet të ju disponojë dhe ju ndihmon në arritjen e qëllimeve të juaja
Ajo ju mëson shumë gjëra të cilat ju ende nuk i keni përjetuar. Ju gjithmonë keni një udhëzues dhe dikë që do jetë me ju. Ajo ju inspiron që të bëni më shumë dhe të i arrini qëllimet e juaja. Te rriteni me një motër ju bënë më ambicioz dhe më të pavarur.

