Categories Lajme

Publikohet fotoja e shqiptarit që u ekzekutua në Kolumbi, njihej me pseudonimin ‘Qoti’!

Një shqiptar 44-vjeçar, Artur Tushi, u ekzekutua sot në qytetin e Medellinit në Kolumbi. Tushi nga fshati Raboshtë i Lezhës njihej ndryshe edhe me pseudonimin ‘Qoti’. Mediat e huaja shkruajnë se ai u vra me 11 plumba për larje hesapesh.
Krimi ndodhi pranë apartamentit të tij në një zonë ekskluzive të qytetit, ku ai u qëllua disa herë nga një person që më pas u arratis me motoçikletë. Sipas mediave lokale, sulmuesi ishte i njohur me lëvizjet e viktimës, duke treguar se kishte planifikuar me kujdes vrasjen.
Vrasësi me pagesë është një 35-vjeçar nga Venezuela, i cili u arrestua shpejt falë sistemit të kamerave të sigurisë në qytet. Ai kishte rekorde kriminale për plagosje dhe posedim droge, duke e bërë të njohur për autoritetet para këtij krimi të rëndë. Policia gjithashtu gjeti armën e përdorur gjatë ekzekutimit.
Një grua që ndodhej pranë vendit të ngjarjes u plagos, por mediat raportojnë se ajo ishte një kalimtare e rastësishme dhe ndodhet në gjendje stabile në spital. Hetimet për motivet dhe urdhëruesit e kësaj vrasjeje vazhdojnë nga autoritetet lokale.
Hetimet e InSight Crime tregojnë se rrjetet shqiptare janë një lojtar kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike .
Këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës (siç janë disidentët e FARC-ut ose Urabeños në Kolumbi) për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorës, është ndarë nga jeta në moshë të re infermerja Kristina Kokaj

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës, i moshuari tenton të godasë gruan me sende të forta në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një burrë ka tentuar të vrasë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjenden të pajetë në banesë, çifti i bashkëshortëve në Greqi

Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vdekjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Përse na ike more Erion, mesazh në dërrasën e klasës ?”- 15-vjeçari u godit me thikë në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e…

LEXO ME SHUME