Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot krytarët e bashkive Lezhë, Krujë e Kurbin për programin e rindërtimit. Në shkruan se ka nisur dhënia e granteve për meremtimin e banesave vetjake, të cilat u dëmtuar pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. Më tej kreu i qeverisë shprehet se janë 4810 familje që përfitojnë në këto bashki drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm RINDËRTOJMË BASHKË Ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Bashkitë Lezhë, Krujë dhe Kurbin të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit
Janë 4810 familje që përfitojnë në këto bashki drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD”, shkruan Rama.
