Categories Lajme

Rama: Sali dhe Ilir pse e votuat pro Raportin e Dick Marty në KiE kur ne e votuam kundër?

Kryeministri Edi Rama pyeti sot ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin aktual, Ilir Meta përse ata votuan pro raportit të ish-prokurorit zviceran Dick Marty në Këshillin e Europës. “Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, shprehet Rama.

Para se të mbushte 3 vjet shtet, Kosova u trondit nga një raport ndërkombëtar, i cili përmban pretendime se njerëz të UÇK-së kishin kryer krime çnjerëzore, raport i hartuar nga senatori Dick Marty.  Ai akuzon UÇK në raportin e tij për rrëmbimin e serbëve dhe shqiptarëve, trajtimin e tyre brutal, vrasjen, marrjen e organeve të tyre në Shqipëri dhe shitjen. Në janar të vitit 2011, në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës u debatua rreth raportit të ish-prokurorit zviceran Dick Marty.

Referuar Top Channel, delegacioni i Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Europës votoi pro rezolutës kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe Ilir Meta zëvendëskryeministër. Konkretisht, delegacioni shqiptar në këtë asamble përbëhej nga Kryeministri Sali Berisha, zv.kryeministri Ilir Rusmali si dhe nga opozita dy deputetët, Damian Gjiknuri dhe Shpëtim Idrizi. Sipas raportit të votimit të rezolutës së Dick Martyt në KiE, përfaqësuesi i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali votoi pro raportit, ndërsa Shpëtim Idrizi dhe Damian Gjiknuri ishin mes deputetëve që votuan kundër. Në fund të debatit, pro rezolutës votuan 169 ndërsa kundër ishin tetë europarlamentarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME