Categories Opinion, Politike

“Reformat e k****, ky është bilanc lufte, ndodh vetëm në Shqipëri”, revoltohet gazetari

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me personat, që kanë humbur jetën si pasojë  e temperaturave të ftohta në vendin tonë.

Tomorri ka shkruar se ky është një bilanc lufte dhe se kjo gjë ndodh vetëm në vendin tonë.

Po ashtu gazetari shkruan se numri i personave, që kanë humbur jetën në Shqipëri është më i madh se sa i atyre që kanë humbur jetën në gjithë Europën.

Në postimin e tij ai ka shkruar gjithashtu  edhe se kjo gjë nuk duhet të ndodhte, sepse Shqipëria nuk është vendi më i ftohtë as i Europës e as i botës dhe se në vendin tonë janë bërë vetëm Reformat e k*****.

Postimi i plotë:

Bilanci i mjerimit
Vetem sot, ne Shqiperi, kane humbur jeten 3 veta nga i ftohti. Nese u shtohen dhe ata qe kane vdekur qe nga dita e pare kur filloi vala e te ftohtit, behen gati 10 viktima. Ky eshte bilanc lufte, qe ndodh vetem ketu. Ka nje te dhene shume te frikshme per ate qe po ndodh ketu. Numri i viktimave qe kane humbur jeten nga i ftohti ne Shqiperi gjate ketij fillimviti eshte me i madh se sa ai atyre qe kane vdekur ne te gjithe Europen. Dhe Shqiperia ka vetem 0.4 per qind te popullsise se Europes. Ky nuk eshte vendi me i ftohte i botes, as i Europes. Madje edhe ne vendet fqinje ne veri, qe kane ekonomi te ngjashme me tonen ben shume me teper ftohte se ketu. Por serbet nuk vdesin nga i ftohti. As kroatet dhe malazezet. Vdesin shqiptaret sepse nuk ngrohen dot. Te ngrohurit eshte bere kaq i shtrenjte ketu sa qe shumica e familjeve nuk e perballojne dot. Dhe nuk behet fjale per luks, por nje nevoje fizike baze per te mbijetuar. Sot Shqiperia con femijet ne shkolla pa ngrohje, te semuret ne spitale dhe qendra shendetesore dridhen nga te ftohtit. Ky eshte mjerim, qe mund ta gjesh vetem ne vendet e botes se trete, por askund tjeter neper Europe. Kur bota po pergatitet te coje njeriun ne Mars, shqiptaret vdesin nga i ftohti, madje me keq se 100 vjet me pare. Trishtim. Dhe ne rrime e flasim per deficitin, buxhetin, arritjet e reformave. Reformat e k…”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME