Categories Lajme

Rindërtimi/ 80% e banesave do ndërtohen deri në fund të vitit

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, tha sot se 80% e banesave do ndërtohen deri në fund të vitit. Përsa i përket rindërtimit, ministri Ahmetaj tha se rindërtimi ka të buxhetuara 20 miliardë dhe me aktin normativ do i shtohet edhe 10 miliardë dhe do shkojë në 30 miliardë lekë. “Vlerësimi i dosjes që është një procedurë ligjore, deri më sot janë 49 mijë dosje në proces dhe bashkitë shpallin çdo ditë lista përfituesit qoftë të rindërtimit qoftë të bonusit të qirasë. Janë shembur sot 83 objekte, 23 pallate, 33 objekte arsimore, 5 Qendra Shëndetësore, 5 banesa individuale, procesi përfundon në fund të majit”, tha Ahmetaj.

Mbi shpronësimet ai tha se, “është aprovuar në Laç që bëhet nga qeveria turke. Ka kaluar dhe shpronësimi dhe atu këtë javë fillon shpronësimi. Në Thumanë janë aprovuat  P2V dhe vazhdon procesi i pastrimit të sheshit dhe në pritje të të premtes kur mbyllet procesi i tenderimit faza e parë e njësive individuale. Te prokurimet ka 4 procedura në proces nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Janë 250 banesa individuale për rindërtim, 38 objekte arsimore për rindërtim, 11 objekte arsimore në fazën e prokurimeve të objekteve dhe infrastruktura publike e lidhur me këto banesa. 3 procedura në bashkinë e Thumanës për 11 objekte arsimore. Ndërkohë përdorimi i fondeve janë 11,8 miliardë të alokuara nga 13 që është financimi i brendshëm”.

Ai theksoi se në 31 dhjetor 80% e banesave individuale do jenë të përfunduara.

Ahmetaj tha se, “80% e banesave do ndërtohen deri në fund të vitit. Premtimet që janë dhënë me gjithë vonesat e këtyre dy muajve ne do të kapim 31 dhjetorin me shumicën e  shtëpive të ndërtuara”. “Të premten, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, mbylli fazën e parë të shtëpive individuale dhe javën tjetër mbyll fazën e dytë të lotit të parë për shkollat dhe ka hapur tenderin për infrastrukturën që është 13 miliard ose 13 milionë. Pra në të njëjtën kohë me Komision Europian jemi në lëvrim të 15 milionë eurove për 22 shkolla. Është aprovuar 100 milioë euro, pjesa e ngelur”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME