Categories Lajme

Romë\ Italiani vdes pas rënies nga ballkoni i motelit, arrestohet miku me origjinë shqiptare!

Një italian 27-vjeçar, i identifikuar si Leonardo Fiorini, vdiq pasi ra nga një motel “B&B” (Bed and Breakfast-Mëngjes dhe shtrat), në katin e tretë në ‘Via di San Calepodio’, në lagjen Monteverde të Romës. Incidenti ndodhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme, më 13 nëntor. Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan 25-vjeçarin Davis Stojanovic, një italo-shqiptar, i cili ndodhej në dhomën e viktimës. Ai akuzohet si i dyshuar për vrasje.

Sipas rindërtimeve fillestare, të dy po grindeshin pak para se 27-vjeçari, gjysmë i zhveshur, të binte nga ballkoni. Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar rrethanat e sakta të incidentit. Karabinierët, që mbërritën në apartament, gjetën drogë. Alarmi u dha nga disa banorë, të cilët, kur u intervistuan nga hetuesit, përshkruan një grindje që kishte shpërthyer midis dy të rinjve, të cilët po ndanin një dhomë në apartament.

Njëri prej tyre e shtyu tjetrin drejt ballkonit, duke bërë që ai të rrëzohej. Përpjekjet për ta shpëtuar atë ishin të pasuksesshme. Të dy të rinjtë punonin në kryeqytet. Nga ajo që ka dalë deri më tani, duket se të rinjtë kishin marrë me qira një dhomë në B&B për tre ditë. Të dy janë me origjinë nga Isola del Liri në provincën e Frosinone. Viktima, Fiorini, punonte në një dikaster, shoku i tij i dhomës është nëpunës në një dyqan në qendër të qytetit.

Të dy janë të fejuar, por partneret e tyre nuk ishin të pranishme mbrëmë në apartamentin ku karabinierët gjetën një sasi kanabisi. 25-vjeçari dukej se ishte në gjendje të dehur, ndoshta për shkak të përdorimit të narkotikëve ose ndonjë lloj ilaçi apo psikotropi tjetër. Ai nuk u përpoq të ikte dhe u dërgua në stacionin e policisë.

Pas marrjes në pyetje, prokurori urdhëroi arrestimin e tij.  I dyshuari që identifikohet me origjinë shqiptare dhe shtetësi italiane sipas dokumenteve, është aktualisht në burg duke pritur një seancë dëgjimore për vërtetimin e fajësisë të planifikuar për ditët në vijim, para gjyqtarit hetues, informon media italiane.

Megjithatë, karabinierët po vazhdojnë hetimet e tyre për të hedhur dritë mbi incidentin, për të kuptuar arsyet e grindjes dhe për të përcaktuar rrethanat e rënies së viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME