Moderatorja e njohur Roza Lati është përballur me një situatë të pakëndshme teksa ndodhej në plazh në jug të vendit. Moderatorja shprehet e indinjuar ndaj një zonje që ka kërkuar të largonte qenin e saj, Sashën nga plazhi, ndërsa ka thirrur dhe policinë.
Përmes disa videove që ka publikuar në Instastory duke shpjeguar situatën me të cilën është përballur, Roza duket tejet e indinjuar ndaj zonjës, ndërsa nuk kursen as ofendimet ndaj saj, duke e cilësuar si një “pitbull me dy këmbë”.
