Categories Lajme

Rritja e rasteve me covid

I ftuari i sotëm në rubrikën Abc e Shëndetit ka qenë doktori i spitalit Infektiv Edmond Puca, i cili ka folur lidhur me situatën aktuale të pandemisë në Shqipëri. Ai është shprehur se rritja e rasteve të infektuara erdhi, pasi qytetarët nuk u ndërrgjegjësuan nga karantina. Sipas Pucës, virusin nuk kemi pse ta kemi frikë, por duhet të kujdesemi për të dhe për veten tonë. “Aktualisht është një situatë serioze e sistemit shëndetësor. Që nga ardhja e koronavirusit në Shqipëri në muajin mars, Shqipëria bëri një nga karantinat më të mira, e cila është shembull për tu infektuar në aspektin e sëmundjeve infektive. Ne menduam që virusi do të mbyllte ciklin e tij dhe do të largohej. Mirëpo ndodhi e kundërta, ky virus u tregua shumë më shumë inteligjent sesa mjekësia jonë.

Aktualisht numri i rasteve në Shqipëri është një trend, që ka pasur rritje kohët e fundit. Ashtu siç e thash mëpërpara, ne bëmë një karantinë që ishte për tu marr shembull, flas në aspektin mjekësor, se në aspektin ekonomik janë për tu vlerësuar nga persona të tjerë. Por ama ne nuk arritëm dot të ndërgjegjësohemi për këtë semundje. Njërëzit nuk janë akoma të ndërgjegjësuar, madje ka nga ata që janë edhe menefregistë. Kanë një moskokëçarje, mua nuk më gjen gjë, unë jam i fortë, nuk kam gjë. Ky është një virus që ne nuk kemi pse të kemi frikë, por ne duhet të kujdesemi për të dhe për veten tonë”, tha doktori.

Ndërkohë më tej, ai shtoi se personat në spital vijnë kryesisht në varësi të moshave. “Përgjithësisht moshat e reja nga 40 deri 60 vijnë në ditën e pestë ose në të shtatë. Por edhe nga ata që vijnë akoma edhe më mbrapa. Një pjesë e mirë e përballojnë ose nuk kanë shenja të shumta klinike”, theksoi Puca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME