Categories Lajme

Shehaj: PD po shkon drejt bashkimit, ‘6 marsi’ tregoi ku është shumica

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se kjo parti po shkon drejt bashkimit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj tha se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan se shumica është me liderin historik të PD, Sali Berisha.

“PD vjen nga një përçarje e madhe që fillimin e ka nga vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën. Berisha nuk e pranoi atë vendim, e konsideroi të padrejtë

Ai mblodhi Kuvendin në mënyrë legjitime, tha jemi shumica dhe vendosim të rithemelojmë PD-në. Zgjedhjet e treguan qartë se sa e përçarë është partia, nga është shumica dhe nga është pakica.

Ishte një moment përçarje dhe po shkojmë drejt bashkimit. Nuk ka asnjë diskutim. Nuk duhet të ngatërrojmë përçarjen dhe raportet brenda grupit parlamentar me raportet brenda anëtarësisë.

Në anëtarësi përçarja është shumë më e vogël sesa mund të duket dhe shumë më e vogël sesa është në grupin parlamentar”, tha Shehaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME