Categories Showbiz

1 muaj pas fejesës luksoze me modelen, mesfushori i Kombëtares zhduket si “raketë”

Mesfushori i Kombëtares, me pseudonimin “Raketa”, Odise Roshi, i dha fund beqarisë një muaj më parë gjatë një ceremonie fejese që bëri shumë bujë me modelen Silvi Shkëmbi. Futbollisti 29-vjeçar që u komentua për vlerën e kripur të unazës së fejesës, plot 20 mijë euro, që i dhuroi partneres duket se pas këtij hapi ka ndryshuar edhe stil. Ai dhe partnerja e tij janë zhdukur nga jeta publike dhe rrjetet sociale në mënyrë të befasishme, me sa duket për të shmangur situatat e xhelozisë që mund të lindin mes tyre tashmë që janë të fejuar.

Fejesa e organizuar para një muaji në prani të njerëzve të afërm u përfol edhe për faktin se u zhvilluar në kushte pandemie, kur dihet që festat nuk bëhen si më parë, por me kufizime. Nga ceremonia u veçua momenti i kërcimit të çiftit në pistë, ku dukshin shumë bukur dhe romantikë pranë njëri-tjetrit. Sipas mediave sportive, “Raketa” nuk do të kishte shumë kohë për të festuar këtë moment të gëzueshëm pasi direkt pas ceremonisë do të ishte i grumbulluar për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Pavarësisht grumbullimit ditën tjetër, në ceremoni, ku kishte të ftuar njerëz të afërm të çiftit, nuk munguan shokët e skuadrës kuqezi si: Hysaj, Balaj dhe Cikalleshi. Ndërkohë, ata ishin dëshmitarë të dhuratave super të shtrenjta që Roshi i bëri së fejuarës. Përveç unazës së çmuar prej 20 mijë eurosh, ai i dhuroi edhe një orë me vlerë 30 mijë euro, shkruan panorama plus. Ndërkohë, edhe pse nuk janë dhënë shumë detaje se ku e ka njohur modelen, dyshohet në ndonjë studio televizive apo ndeshje, pasi Silvi e ndiqte rregullisht sportin.

KUSH ËSHTË SILVI SHKËMBI, KJO “GOCË TIRONE” QË FREKUENTON STADIUMET

Lind pyetja: kush është Silvi Shkëmbi, modelja e cila në studiot televizive ku ka qenë e ftuar si ndjekëse e ndeshjeve të futbollit, e ka cilësuar veten “gocë Tirone”, që e bezdis fjalori që përdorët nga tifozët në stadiume. Si një nga personazhet e ftuara në studion e emisionit “Pressing”, ajo tregoi se cilën skuadër mbështeste në Superiore, si dhe preku problematikat në stadiumet shqiptare.

Shkëmbi, në fjalën e saj, tha: “E ndjek herë pas here kampionatin shqiptar, kuptoj që ka shumë interes për dyja skuadrat e kryeqytetit. Unë jam tifoze e Tiranës, nuk është se kam ndonjë nga familja apo nga diçka tjetër, por thjesht sepse jam një ‘gocë Tirone’. Më pëlqen Tirana dhe kaq! Futbollin e femrave? Patjetër që edhe atë do ta ndjek”.

Si një nga femrat që e ndjek futbollin në stadiume, ajo u shpreh: “Po, jam prezente shpeshherë në stadiume. Që të mos e bëjmë gri fare këtë situatë, ka kulturë, por këtu te ne është shumë bezdisës fjalori. Ardhja e femrave në stadiume është më mirë seç ka qenë. Kemi stadiumin e Elbasanit, të Shkodrës, të Tiranës. Besoj se tani do të afrohen edhe më shumë femrat në stadiume”.

Ndërkohë që nuk dihet angazhimi i saj me futbollistin profesionist nga Fieri, i cili luan si mesfushor për klubin rus Akhmat Grozny dhe për Kombëtaren shqiptare.

Roshi ka fituar pseudonimin “Raketa” për shkak të shpejtësisë së tij në fushën e lojës. Në një lojë te Kölni,Roshi e përshkroi distancën prej 30 metrash për 3.7 sekondash dhe distancën prej 100 metrash për 10.9 sekondash, duke regjistruar kohën më të shpejtë në skuadrën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Si u vetëquajta “Ceke”?, Sejfulla Myftaraj: Kush më mbajti në Berat…

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar Sejfulla Mytaraj i njohur nga të gjithë si Cekja…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Meritoni i kërkon falje Rikes me një letër

Ditën e djeshme në BBVIP, banorët kanë shkruar letra drejtuar njëri-tjetrit. Meritoni zgjodhi t’i shkruante…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ik o dylekësh”/ Egla përplaset me Romeon: Ke mendere ti të tallesh me mua

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat orët e para të mëngjesit…

LEXO ME SHUME