Categories Showbiz

“10 mln lekë për koncert”, nga Noizy dhe Tayna tek Ledri Vula, ja shifrat që mund të humbasin reperët shqiptarë këtë verë

Artistët janë ndër më të prekurit nga kriza ekonomike e periudhës së pandemisë. Pas kufizimit dhe ndalimit të koncerteve, lokaleve të natës apo dhe dasmave, ata kanë qenë pa kurrfarë mbështetjeje ekonomike gjatë kësaj periudhe 3-mujore. Por sa i prek kjo gjë ekonomikish nëse do të flasim në gjuhën e shifrave?! “Prive.al” ka llogaritur humbjet e disa prej këngëtarëve më të njohur nga Tayna te Ledri Vula, duke marrë një situatë hipotetike që këtë verë s’do të mbahen koncerte.

Dhe sipas përllogaritjeve, një prej artisteve që do të ketë më shumë humbje financiare është Tayna. “Më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera”, shkruan “Prive.al”.

Ledri Vula do të ketë rreth 400,000 euro humbje. Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet të humbasin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi, i cili vetëm pak ditë më parë pyeti publikisht: A do të këndojmë këtë verë apo jo?

Nëse mbesin në fuqi masat e ndalimit të koncerteve, situata nuk duket pozitive as për Sinan Vllasaliun, Ramadan Krasniqin, Danin e Labinot Tahirin. Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4000 deri 5000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro. Të njëjtin qarkullim supozohet ta ketë edhe Ermal Fejzullahu.

Kostoja e anulimit të koncerteve të Gjikos, Rinës, dhe Feros, këtë sezon do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro. Aktualisht ende nuk ka dritë jeshile për lehtësimin e koncerteve apo lejimin e muzikës live në lokale nate, Situata pritet të qartësohet përgjatë muajit qershor, në fazën e tretë të lehtësimit.Korrieri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME