Categories Showbiz

10 raste kur Princeshë Diana theu rregullat mbretërore, nga veshjet, te shkollimi i fëmijëve dhe betimet martesore

Diana, Princesha e Uellsit, u martua me Mbretin aktual të Britanisë së Madhe, Çarlsin III në vitin 1981 në Katedralen e Shën Palit në Londër. Lady D do të mbetet në histori për shumë prej tabuve të cilat ajo i theu gjatë jetës së saj fatkeqe e cila u mbyll shpejt.

Ama janë pikërisht sjelljet dhe vendimet e saj guximtare që do të ndihmojnë që trashëgimia e saj të jetojë dhe të vazhdojë jehonën e saj edhe sot e kësaj dite.

1 – Ajo i shkroi vetë betimet martesore dhe nuk pranoi të thoshte fjalën ‘bindje’

Ka qenë një traditë e gjatë që nuset mbretërore të thonë se do t’i binden burrave të tyre ndërsa recitojnë betimet e dasmës.

Por kur Diana, 20 vjeç, u martua me Princin Charles, 32 vjeç, në vitin 1981, ajo vendosi të hiqte fjalën “bindje” nga zotimet e saj – duke thyer precedentin e deriatëhershëm mbretëror.

Në vend të kësaj, Diana tha se “do ta donte atë, do ta ngushëllonte, do ta nderonte dhe do të qëndronte krah tij edhe në sëmundje dhe në shëndet”.

Si Kate ashtu edhe Meghan ndoqën hapat e Dianës duke lënë jashtë fjalën “bindje” në betimet e tyre të martesës dekada më vonë.

2 – Një edukim jashtë mureve të pallatit

Diana bëri histori përsëri kur djali i saj i madh, Princi William, ishte tre vjeç dhe ajo vendosi ta dërgonte në parashkollor – duke e bërë atë anëtarin e parë të familjes mbretërore që frekuentonte parashkollorin jashtë Pallatit Buckingham.

Në të kaluarën, trashëgimtarët e ardhshëm të fronit qëndronin në shtëpi me një guvernante.

Në vitin 1985, Princi dhe Princesha e Uellsit shoqëruan djalin e tyre të madh në ditën e tij të parë të shkollës në shkollën e fëmijëve Jane Mynor në Londër.

Princesha Diana, e cila dikur punonte si ndihmës mësuese, zgjodhi shkollën e vogël sepse donte që William të kishte një arsim normal si fëmijët anglez. Edhe Princi Harry ndoqi gjurmët e vëllait të tij duke ndjekur të njëjtën shkollë dy vjet më vonë.

Zgjedhja e Dianës për t’u ofruar djemve të saj një arsim të hershëm publik tregoi jo vetëm guximin e saj për t’u shkëputur nga protokolli mbretëror, por për t’i ekspozuar djemtë e saj ndaj një jete sa më normale.

3 – Zgjedhje moderne mode

Princesha Diana theu shumë herë protokollin mbretëror në zgjedhjet e saj të modës, duke zgjedhur veshje më moderne të stilit ‘casual’.

Një nga momentet më të njohura për ikonën e modës ishte kur ajo veshi një fustan blu kadife, me supet jashtë ndërsa kërcente me John Travolta në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1985.

Eleganca dhe hiri i saj e bënë këtë foto të paharrueshme.

Një tjetër foto ikonike ishte “fustani i saj hakmarrës”, mini-fundi i zi asimetrik që ajo veshi në një event në Londër ditën kur Princi Charles pranoi publikisht se kishte patur një lidhje jashtëmartesore në vitin 1994.

4 – Shtoi të zezën në gardërobën e saj

Princesha Diana shpesh vishte veshje të mrekullueshme të zeza gjë që shoqërohej gjithnjë nga kritika.  Cili ishte problemi? E zeza vishej zyrtarisht nga gratë mbretërore vetëm gjatë zisë.

Në fund të fundit, ishte e vetmja ngjyrë që mbretëresha Victoria mbante për dekada të tëra pas vdekjes së burrit të saj.

5 – Hoqi dorë nga kapelet

Kapelet kanë qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e gardërobës mbretërore të grave. Ata janë teknikisht të detyruara t’i veshin ato për çdo rast zyrtar.

Mbretëresha shpesh vishte kapele që përputheshin në mënyrë të përkryer me veshjet e saj. Kjo vjen nga një traditë shumë e vjetër e cila dikton që gratë duhet t’i mbajnë flokët të mbuluara.

Por Diana nuk u kujdes kurrë për këtë detaj. Kur e pyetën se pse hoqi dorë nga kapelet, ajo tha se: “Nuk mund të përqafosh një fëmijë me kapele”.

6 – Zgjedhja e pantallonave

Princesha Diana ishte pro asaj që sot njihet si moda androgjene apo uniseks.

Gratë mbretërore, që nga koha kur janë vajza të vogla, inkurajohen të veshin vetëm fustane. Kjo është një traditë që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Por Diana shihej rregullisht me pantallona sportive. Madje ajo dikur ka dalë edhe me veshjen mashkullore me papion dhe smoking.

7 – Manikyri i kuq!

Gratë në familjen mbretërore duhet të përdorin vetëm manikyrin neutral, me ngjyrë të pastër, rozë ose mos vendosin fare.  Në fakt, vetëm thonjtë me pamje natyrale lejohen në ngjarjet zyrtare dhe mbretërore.

Preferenca e mbretëreshës Elizabeth për manikyrin nudo është e njohur dhe ky rregull i saj ka qenë në fuqi prej dekadash. Por Princesha Diana bëri zgjedhjet e saj dhe shpesh vishte manikyr të kuq në shfaqet e saj publike.

8 – Supet e zbuluara

Një nga shkeljet e para të veshjes mbretërore që u vu re tek Lady D ishte mosveshja e fundeve dhe fustaneve deri tek gjuri.

Gratë mbretërore gjithashtu nuk vishnin fustane që tregonin supet por sigurisht Diana ishte e ndryshme në çdo mënyrë. Fustanet e tilla ajo i mbante shpesh dhe arrinte të dukej gjithmonë elegante.

9 – Vendosja e Gjerdanit Mbretëror si Kurorë

Për një paraqitje të vitit 1985 në Melburn, Australi, Princesha Diana vendosi të vishte si kurorë, gjerdanin e famshëm prej smeraldi dhe diamanti që duhet të mbahej në qafë.

Mbretëresha ia kishte dhënë asaj gjerdanin si dhuratë martese dhe nuk priste që ajo të rimodelonte bizhuteritë e çmuara. Sigurisht edhe kjo do të shoqërohej me kritika.

10 – Bikinit!

Mbretërorëve u kërkohet gjithmonë të vishen në një mënyrë të caktuar konservatore pasi përfaqësojnë familjen kudo që shkojnë. Ama princesha Diana shpesh vishte bikini gjatë pushimeve të saj.

Paparacët sigurisht e përndiqnin atë dhe kjo kthehej në një tjetër aryse për kritika të shumta. Por Diana nuk mund të detyrohej të bënte diçka që ajo vetë nuk e donte dhe për këtë arsye dhjetëra foto të saj e kanë kthyer atë në një ikonë mode që duket se do t’i rezistoj gjithnjë kohës!

/Newsbomb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME