Showbiz

Janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj prej disa javësh po përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi.

Dhe megjithëse asnjëri prej tyre nuk kanë vendosur të bëjnë një deklaratë të qartë në lidhje me raportin e tyre, dyshimet janë konfirmuar shpesh herë me postimet apo deklaratat e tyre.

Së fundmi në Tiranë u organizua një protestë për ngjarjen që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën në lidhje me përdhunimin e 11 vjeçares. Pjesë e marshimit ishin dhe shumë prej artistëve të njohur ku mes tyre u pa dhe Evi me Kledin.

Pas protestës çifti janë parë duke u ulur në një nga lokalet e Tiranës së bashku me disa miq të tyre ku dukeshin dhe goxha të afërt me njëri-tjetrin. Mesa duket dyshja tashmë nuk e fshehin më marrëdhënien mes tyre, duke mos u ruajtur më nga syri i publikut.

(Fotot e marra nga “News31”)

Thathethemet për çiftin nisën fillimisht në rrjet kur qarkulluan foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.

Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi.

FOTO/ Janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të, por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën. Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Evi postoi një foto të sajën ku i ka falënderuar të gjithë dhe veçanërisht modelin, i cili i dorëzoi çmimin. “Çmimi për muzikën qytetare! Shumë faleminderit për vlerësimin nga Festivali @neteteklipitshqiptar! Thanks @kledihysa që më dorëzove trofeun!”, shkroi këngëtarja krahas fotos ndërsa Kledi e ka përgëzuar dhe komplimentuar Evin për paraqitjen e saj teksa u shpreh se ajo meritonte më shumë se aq. “Mbrëmë shkëlqeve në skenë edhe çmimin e meritoje, madje dhe më shumë #dontgiveup”, komentoi modeli në foton e ‘partneres’.

FOTO/ Janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

Pas zërave për një lidhje mes tyre, ata u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar”. Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj, me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”. Edhe vetë moderatorja ka folur për raportin e saj, duke i bërë të gjithë edhe më konfuz.

Teksa u pyet nëse është në një lidhje me Kledin, këngëtarja nuk ka nguruar aspak për të dhënë përgjigjen e saj duke lënë të nënkuptohet se mbase mes tyre ka me të vërtetë diçka. “Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Reçi.

FOTO/ Janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

Një reagimi ka ardhur edhe nga Kledi Hysa, i cili vendosi t’i përgjigj pyetjes së një ndjekësi në “Instagram”. “Je vetëm apo i lidhur?”, ishte pyetja e ndjekësit. Ndërsa ish-banori i BBV ka vendosur të përgjigjet përmes një videoje ku shfaqet i ulur në një karrige. Gjatë videos, modeli kthehet duke parë në të majtën dhe të djathtën e tij, ndërsa thotë thjesht “atëherë…”. Me këtë veprim ai nënkupton se është vetëm (të paktën në momentin kur ka xhiruar videon.)

FOTO/ Janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

FOTO/ Janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut FOTO/ Janë përfolur prej kohësh se janë në një lidhje, Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close